Sibel Uğurlu
29 Nëntor 2019•Përditësim: 29 Nëntor 2019
Turqia ka vendosur të emërojë 16 ambasadorë të rinj, përfshirë Maqedoninë e Veriut, Jordaninë dhe Turkmenistanin, thuhet sot në dekretin presidencial, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas dekretit, 15 ambasadorë u ricaktuan nga pozicionet e tyre në selinë e Ministrisë së Jashtme në Ankara.
Ambasadorët e rinj do të emërohen në 15 vende, përfshirë Jordaninë, Guatemalën, Turkmenistanin, Algjerinë, Sri Lankën, Bjellorusinë, Estoninë, Çadin, Republikën Dominikane, Kilin, Vietnamin, Bangladeshin, Kazakistanin, Maqedoninë e Veriut dhe Gambinë.
Ambasador i ri do të emërohet edhe në Ambasadën e Turqisë në Gabon.