Gözde Bayar
09 Janar 2020•Përditësim: 09 Janar 2020
Të premten në Turqi do të udhëtojë një delegacion grek për konsultime të rregullta politike, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëvendës ministri i Jashtëm turk, Sedat Onal dhe sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme greke, Themistoklis Demiris do të bashkëkryesojnë takimin midis delegacioneve të të dyja palëve, njoftoi Ministria e Jashtme turke në një deklaratë.
"Gjatë takimit do të trajtohen konsultimet politike, marrëdhëniet bilaterale, çështjet rajonale dhe ndërkombëtar", thuhet në deklaratë.
Takimi do të mbahet pas një marrëveshjeje të nënshkruar javën e kaluar nga Greqia, Izraeli dhe administrata qipriote greke për projektin e gazsjellësit Mesdheu Lindor.
Projekti parashikon një tubacion gazi natyror prej 1.900 kiklometrash përmes Detit Mesdhe nga Izraeli në ishullin grek të Kretës, në territorin e Greqisë dhe më pas në Itali.
Turqia është shtet garantues për Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC) dhe ka kontestuar vazhdimisht shpimin e njëanshëm të administratës qipriote Greke në Mesdheun Lindor, duke pohuar se TRNC gjithashtu ka të drejta për burimet në zonë.