Muhammed Boztepe
08 Dhjetor 2019•Përditësim: 09 Dhjetor 2019
Ministria e Brendshme e Turqisë ka njoftuar se ka deportuar në vendin e tij një lufëtar të huaj terrorist me origjinë australiane, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nëpërmjet një deklarate nga ministria turke thuhet se janë në vazhdim deportimet e lufëtarëve të huaj terroristë drejt vendeve të tyre.
Në kuadër të procesit të deportimit për lufëtarët e huaj terroristë, drejt vendit të tij është deportuar një lufëtar i huaj terrorist me origjinë australiane, tha ministria.
Kujtojmë se muajin e kaluar, ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu paralajmëroi se Turqia do të fillonte me deportimin e terroristëve të DEASH-it të cilët ndodhen në Turqi.
Soylu në Ankara poashtu ka deklaruar se aktualisht afër 1.200 terroristë të DEASH-it ndodhen në burgjet turke dhe se 287 anëtarë të organizatës terroriste DEASH janë arrestuar gjatë operacionit të fundit turk në verilindje të Sirisë.