Turqia

Turqi, terroristi i dyshuar i Al-Shabaab arrestohet në Ankara

I dyshuari me shtetësi të dyfishtë, gjermane dhe italiane, mësohet se ka operuar në Kenia, thonë burimet e sigurisë

Sena Güler  | 24.02.2021 - Përdıtësım : 24.02.2021
Turqi, terroristi i dyshuar i Al-Shabaab arrestohet në Ankara

Ankara

Një terrorist i dyshuar i Al-Shabaab u arrestua në kryeqytetin turk Ankara, njoftuan burime të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

I dyshuari, i cili mësohet se kishte operuar në Kenia, u arrestua në një operacion të përbashkët nga policia dhe Organizata Kombëtare e Inteligjencës (MIT), tha burimi në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për t'u prononcuar për media.

Arrestimi erdhi pas lëshimit të urdhër-arrestit për të dyshuarin, i cili ka shtetësi të dyfishtë, gjermane dhe italiane, ndërsa u identifikua vetëm me inicialet A.B.

Organizata terroriste me bazë në Somali, Al-Shabaab, një grup terrorist i lidhur me Al-Kaedën, ka kryer prej kohësh sulme me bomba të improvizuara shpërthyese në Kenia që në objektiv kishin oficerët e sigurisë që patrullojnë kufirin e brishtë midis Kenias dhe Somalisë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.