Turqia, Shëndetësi

Turqi, mjekët largojnë tumorin prej 10 kilogramësh nga barku i një gruaje

Pacientja Semra Narin vuri re se barku i saj po fryhej gjithnjë e më shumë në gjashtë muajt e fundit. Përderisa njerëzit mendonin se Narin fitoi peshë, ajo po vuante nga dhimbje dhe gulçim për shkak të ënjtjes

Ekip  | 24.02.2021 - Përdıtësım : 24.02.2021
Turqi, mjekët largojnë tumorin prej 10 kilogramësh nga barku i një gruaje Foto: Mehmet Eser / AA

Stamboll

Mjekët turq në Stamboll kanë larguar një tumor prej 10 kilogramësh nga barku i një gruaje 65-vjeçare, duke kryer me sukses një operacion të pazakonshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Pacientja Semra Narin, që jeton në provincën Kastamunu, vuri re se barku i saj po fryhej gjithnjë e më shumë në gjashtë muajt e fundit. Përderisa njerëzit mendonin se Narin fitoi peshë, ajo po vuante nga dhimbje dhe gulçim për shkak të ënjtjes.

Mjekët në Kastamonu zbuluan një tumor të vezores që i mbushte të gjithë barkun dhe që zgjerohej në muskujt e frymëmarrjes.

Pasi mjekët thanë se operacioni do të ishte i vështirë dhe i rrezikshëm, Narin erdhi në Stamboll për trajtim.

Specialist i Kirurgjisë së Onkologjisë Gjinekologjike, Dr. Gökhan Boyraz, hoqi masën e madhe në mitrën e 65-vjeçares duke kryer një operacion të suksesshëm që zgjati rreth pesë orë.

Boyraz tha se ata zbuluan një masë të madhe në vezoren e majtë të Narin-it që po i mbushte tërë barkun dhe që ishte i shtrirë në mëlçi dhe stomak. Sipas tij, kjo do të dëmtonte funksionimin e këtyre organeve duke i shtrënguar ato.

Boyraz njoftoi se tumori ishte me një madhësi prej 40 centimetrash.

"Ai (patalogu) zbuloi se ishte saktësisht 10 kilogramë. Me fjalë të tjera, pacientja jonë jetonte jetën e saj të përditshme me një masë prej 10 kilogramësh në bark gjatë këtij procesi pandemie", tha Boyraz.

Siç tha mjeku turk, pesha në bark gjatë shtatzënisë është afërsisht pesë kilogramë, ndërsa Narin jetonte jetën e përditshme me një masë pothuajse sa gati 2 shtatzëna. Ai theksoi se kjo ishte masa më e rëndë dhe më e madhe që kanë parë mes masave vezore.

"Tani jam shumë mirë. Falë mjekut tim kam lindur përsëri. Ai më mundësoi që përsëri të takoj nipërit dhe mbesat e mia", tha Narin, e cila fitoi shëndetin e saj pas operacionit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın