Turqia

Turqi, sirianë vlerësojnë kushtet në kampet e refugjatëve

Një nga kampet më moderne është qendra e përkohshme e refugjatëve Yayladağı, e cila shtrihet në 102 mijë metra katror në provincën jugore Hatay. Ky kamp strehon mbi 4 mijë refugjatë në 776 banesa

Fahri Aksüt  | 22.11.2019 - Përdıtësım : 23.11.2019
Turqi, sirianë vlerësojnë kushtet në kampet e refugjatëve ( Salim Taş - Anadolu Ajansı )

Ankara

Refugjatët sirianë që largohen nga lufta dhe dhuna në vendin e tyre vazhdojnë të lavdërojnë kushtet në qendrat e refugjatëve në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Kampet ofrojnë nevojat e refugjatëve, përfshirë arsimin, shëndetësinë dhe infrastrukturën.

Një nga kampet më moderne është qendra e përkohshme e refugjatëve Yayladağı, e cila shtrihet në 102 mijë metra katror në provincën jugore Hatay. Ky kamp strehon mbi 4 mijë refugjatë në 776 banesa.

Turqi, sirianë vlerësojnë kushtet në kampet e refugjatëve

Refugjatët sirianë që largohen nga lufta dhe dhuna në vendin e tyre vazhdojnë të lavdërojnë kushtet në qendrat e refugjatëve në Turqi. Kampet ofrojnë nevojat e refugjatëve, përfshirë arsimin, shëndetësinë dhe infrastrukturën. Një nga kampet më moderne është qendra e përkohshme e refugjatëve Yayladağı, e cila shtrihet në 102 mijë metra katror në provincën jugore Hatay. Ky kamp strehon mbi 4 mijë refugjatë në 776 banesa. ( Salim Taş - Anadolu Agency )

Kampi përfshin klinikë, shkollë, bibliotekë, xhami, fushë futbolli, tre kënde lojrash dhe një qendër për mbrojtjen e fëmijëve të drejtuar nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke, si dhe gjatë gjithë kohës shërben një staf i përbërë prej 200 të punësuarish.

Halit Sakalli, refugjatë i cili erdhi në Turqi në vitin 2016, tha se ky vend “e pranoi dhe e përqafoi” atë dhe familjen e tij.

“Turqia na ofron të gjitha llojet e ndihmës dhe mbështetjes”, tha ai.

Riyad Ablak, po ashtu refugjatë që banon në këtë kamp, tetë vite më parë erdhi me gruan dhe fëmijët e tij. Ai tha se ata vlerësojnë angazhimin e Turqisë për refugjatët dhe i falënderojnë autoritetet turke.

Kampi Boynuyoğun është një tjetër qendër e përkohshme e refugjatëve në Altınözü të provincës Hatay. Qendra është themeluar në një sipërfaqe prej 140 mijë metrash katrorë dhe përfshin 2.056 godina të përkohshme ku jetojnë mbi 2.500 refugjatë.

Kampi ofron të njëjtat shërbime dhe lehtësira si kampet e tjera të refugjatëve në vend, përfshirë qendra skautizmi dhe sporti, një fushë basketbolli dhe një serrë.

Mbi 150 të punësuar ofrojnë shërbime për refugjatët në këtë kamp.

Muhammet Rahe, një refugjat në kamp, theksoi se ai gjithmonë lutet për Turqinë.

“Turqia është i vetmi vend që qëndron pranë popullit sirian dhe i ndihmon refugjatët”, u shpreh ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın