Mustafa Güngör
06 Korrik 2021•Përditësim: 07 Korrik 2021
Ekipet turke të rojës bregdetare shpëtuan 76 azilkërkues të cilët u shtynë prapa nga autoritetet greke në ujërat territoriale turke në Egje, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi të Komandës së Rojës Bregdetare turke, duke vepruar mbi një informacion, ekipet shpëtuan 30 azilkërkues nga gomona dhe varka shpëtimi pranë brigjeve të qarkut Dikili në provincën perëndimore Izmir.
Një ekip tjetër i rojës bregdetare u dërgua në qarkun Kuşadası në provincën Aydın pasi mësoi se 46 azilkërkues ishin bllokuar në një gomone. Ata më vonë u dërguan në zyrën provinciale të migracionit.
Turqia ka qenë një pikë e rëndësishme tranziti për azilkërkuesit që synojnë të kalojnë në Evropë për të filluar jetë të re, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.