Handan Kazancı
28 Shkurt 2019•Përditësim: 28 Shkurt 2019
Një libër 800-vjeçar i shkruar në hebraisht u sekuestrua në juglindje të Turqisë, njoftuan sot zyrtarët lokal, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Ekipet anti-kontrabandë të xhandarmërisë turke kapën 4 persona në flagrancë duke u përpjekur të shesin librin mesjetar", thuhet në njoftimin e Prefekturës së Diyarbakır-it.
I stolisur me ilustrime fetare, libri përbëhet prej 22 faqesh prej lëkure, thuhet më tej në njoftim.
Libri mesjetar është vënë nën mbrojtjen e shtetit, thuhet më tej.