Sena Güler
01 mars 2021•Përditësim: 01 mars 2021
Të paktën 110 monedha të lashta ari u konfiskuan dhe një i dyshuar për kontrabandë u arrestua në një operacion në Turqinë juglindore, raporton Anadolu Agency (AA).
Burimet e sigurisë bëjnë të ditur se ekipet e xhandarmërisë që luftonin krimin e organizuar në provincën Şanlıurfa bastisën adresën e të dyshuarit në qytezën Viranşehir.
Për të dyshuarit paraprakisht u mësua se merret me kontrabandë të objekteve historike, tha burimi në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për t'u prononcuar për mediat.
Monedhat, të cilat iu dorëzuan Drejtorisë së Muzeut në Şanlıurfa, i përkasin periudhës bizantine.