Tutku Şenen
07 Shkurt 2016•Përditësim: 08 Shkurt 2016
KAYSERI (AA) – Të paktën 69 persona u plagosën në dy aksidente trafiku në të cilat dy autobusë pasagjerësh u rrokullisën në rrugën me ngrica në krahinën qendrore të Turqisë Kayseri, raporton Anadolu Agency (AA).
Aksidenti i parë ka ndodhur sot në mëngjes kur në rrugën me ngrica u rrokullis autobusi me pasagjerëve i linjës së rregullt Kayseri - Malatya. Me këtë rast 14 vetë u plagosën.
Aksidenti tjetër ka ndodhur shumë shpejtë pas kësaj në të njëjtën rrugë dhe vetëm një kilometër larg. Po ashtu edhe ky autobus pasagjerësh u rrokullis ku u plagosën 55 persona.
Të gjithë 69 të plagosurit u transportuan në spitalet e afërta në Kayseri dhe asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.