Halil Demir
26 Dhjetor 2017•Përditësim: 27 Dhjetor 2017
STAMBOLL (AA) – Në operacionet e forcave turke të sigurisë të kryera kundër organizatës terroriste DEASH në Stamboll dhe Batman janë arrestuar 28 të huaj, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet për luftë kundër terrorizmit organizuan operacione për arrestimin e personave për shkak të dyshimit se veprojnë në emër të DEASH-it dhe përgatisin sulme.
Operacionet janë ndërmarrë në qarqet Sultanbeyli, Pendik, Bagcilar, Kadikoy dhe Cekmekoy të Stambollit, gjegjësisht në 29 adresa në Batman.
Gjatë bastisjeve është konfiskuar një sasi e armëve dhe municionit, dokumente dhe material dixhital.
Në rrjedhë është marrja në pyetje e të dyshuarve.