Turqia

Turqi, në Bodrum një varkë përfshihet nga flakët dhe fundoset

Sipas të dhënave fillestare, mësohet se personeli në varkë ndërhyri ndaj zjarrit i cili mendohet se ka filluar nga kabllot elektrike

Ali Ballı  | 04.07.2025 - Përdıtësım : 04.07.2025
Turqi, në Bodrum një varkë përfshihet nga flakët dhe fundoset

Bodrum

Një varkë u përfshi nga flakët dhe u fundos në rajonin Bodrum në Muğla të Turqisë, ndërsa u shpëtuan 13 persona, 8 prej të cilëve ishin polakë, raporton Anadolu.

Zjarri shpërtheu në kabinën e guletës (anijes me vela) 27 metra të quajtur "My Lover" ndërsa lundronte nga Gjiri Datça Mersincik në Gjirin Karaada Poyraz të Bodrumit.

Sipas të dhënave fillestare, mësohet se personeli në varkë ndërhyri ndaj zjarrit i cili mendohet se ka filluar nga kabllot elektrike.

Me kërkesën e kapitenit të varkës për ndihmë, në rajon u drejtua varka e shpejtë e shpëtimit KIYEM-6 që i përket Drejtorisë së Përgjithshme të Rojës Bregdetare dhe Sigurisë Bregdetare. Në këtë kuadër u shpëtuan 13 persona në varkë, 8 prej të cilëve ishin polakë.

Varka e cila doli në det gjatë përpjekjeve për shuarjen e flakëve, u fundos.

Ndërhyrja ndaj zjarrit dhe momentet kur varka u fundos u regjistruan nga kamerat e telefonave celularë të ekipeve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.