İsmihan Özgüven
26 Prill 2021•Përditësim: 26 Prill 2021
Një terrorist i PKK-së sot u është dorëzuar forcave turke në provincën mesdhetare Adana të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Terroristi u dorëzua pas përpjekjeve të përbashkëta nga komanda provinciale e xhandarmërisë dhe Organizata Kombëtare e Inteligjencës.
I identifikuar me inicialet A.T., terroristi që u bashkua me grupin terrorist në vitin 2014 u dorëzua në polici në qytetin Silopi.
A.T. më vonë u transferua në komandën e xhandarmërisë në Stamboll për veprime ligjore.
Në fushatën e saj mbi 35-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.