Burak Bir
24 Shtator 2020•Përditësim: 24 Shtator 2020
Forcat e sigurisë "neutralizuan" të paktën katër terroristë në Turqinë juglindore, njoftoi të enjten Ministria e Brendshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të operacionit Yıldırım-1, terroristët u shënjestruan nga komanda lokale e xhandarmërisë në Kato Jirka në qarkun Beytüşşebap, thuhet në kumtesë.
Operacioni në rajon është duke vazhduar, tha ministria.
Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën "neutralizim" në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vranë ose janë kapur.
Nuk u përmend se cilit grup i terrorist i përkisnin të neutralizuarit, por terroristët e PKK-së kanë qenë aktiv në rajon.
Këtë verë, Turqia nisi disa operacione të sigurisë për të neutralizuar terroristët që besohet se fshihen në lindjen dhe juglindjen e vendit.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.