Sadık Kedir Abdu
18 Mars 2018•Përditësim: 19 Mars 2018
MERSIN, (AA) – Së paku 192 migrantë pa dokumente, përfshi gra dhe fëmijë, janë ndaluar në krahinën jugore Mersin të Turqisë, bënë të ditur sot burime të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Rojet bregdetare turke ndaluan 165 sirianë që udhëtonin në një varkë në Detin Mesdhe, theksuan burime anonime.
Në mesin e të ndaluarve janë 63 fëmijë dhe 30 gra.
Pas marrjes në pyetje, rojet bregdetare arrestuan 27 të huaj të tjerë.
Ndaras u arrestua një shofer furgoni i dyshuar për trafikim të qenieve njerëzore.