Hanife Erdinç
14 Gusht 2019•Përditësim: 18 Gusht 2019
Në rajonin Ayvacık në Çanakkale të Turqisë, janë ndaluar 118 migrantë të parregullt të cilët tentuan në mënyrë ilegale të kalojnë në ishullin grek të Lesbosit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pjesëtarët e Komandës për siguri bregdetare zbuluan dy grupe të veçanta me gomone në Detin Egje.
Në kuadër të operacionit të realizuar në këtë rajon, janë ndaluar 65 persona me prejardhje nga Afganistani.
Po ashtu, në ujërat e hapura afër vendit Ahmetçe janë ndaluar edhe 53 migrantë të parregullt me prejardhje nga Afganistani, Irani dhe Siria.
Migrantët e ndaluar janë dërguar në Komandën për siguri bregdetare në Küçükkuyu, ndërsa më pas do të transportohen në Qendrën për kthimin e të huajve në Ayvacık.