Ahmet Kubilay Çelik
30 Dhjetor 2019•Përditësim: 01 Janar 2020
Presidenca e Turqisë sot në Zyrën e Kryetarit të Parlamentit paraqiti mocionin për dërgimin e trupave në Libi, raporton Anadolu Agency (AA).
Parlamenti pritet të debatojë për mocionin të enjten.
Partia qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) dhe Partia opozitare e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) njoftuan se do të mbështesin mocionin, ndërsa Partia Republikane Popullore (CHP) si partia kryesore opozitare, Partia IYI dhe Partia Demokratike e Popujve (HDP) janë shprehur kundër tij.
Javën e kaluar, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha se mocioni do të paraqitej në parlament si rezultat i kërkesës nga qeveria e Libisë e njohur nga OKB për ndihmë ushtarake.
Më 27 nëntor, Ankaraja dhe Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) e Libisë e njohur nga OKB nënshkruan një pakt mbi bashkëpunimin ushtarak, si dhe një tjetër mbi kufijtë detarë në Mesdheun Lindor.
Që nga rrëzimi i udhëheqësit të ndjerë libian Muammar Gaddafi në vitin 2011, në Libi u shfaqën dy qendra pushteti, një në Libinë lindore e mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe tjetra në Tripoli, e cila gëzon njohjen e OKB-së dhe atë ndërkombëtare.