Fatih Hafız Mehmet
12 Prill 2019•Përditësim: 12 Prill 2019
Forcat turke të sigurisë që po luftonin kontrabandën e grupit terrorist PYD/PKK kanë konfiskuar një sasi të madhe të drogave opioide, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve të sigurisë, PYD/PKK përpiqej të kontrabandojë drogë në Turqi nga Siria.
Në një operacion të kryer së bashku me forcat kufitare, forcat e xhandarmërisë turke konfiskuan një total prej 1.5 milion droga opioide në Kilkis, në terrenin e minuar pranë kufirit sirian.
Droga ishte e paketuar në pesë thasë dhe i përkiste PYD/PKK-së.
Burimet e njëjta theksuan se operacionet për arrestimin e të dyshuarve janë në vazhdim.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë persove, duke përfshirë gra dhe fëmijë. PYD/PKK është dega e saj siriane.