Barış Gündoğan
08 tetor 2016•Përditësim: 08 tetor 2016
ANKARA (AA) - Në operacionin antiterrorizëm i cili vazhdon në qytetin Hakkari të Turqisë neutralizohen 8 terroristë në malin Güven, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë njoftohet se ka patur konflikt të drejtpërdrejtë me anëtarët organizatës terroriste separatiste gjatë operacionit që vazhdon në malin Güven nga njësitë e Brigadës së 2-të të Komandove.
Si rezultat i konflikteve janë neutralizuar 8 terroristë, ndërsa bëhet e ditur se në kuadër të operacionit të nisur me 4 tetor numri i terroristëve të neutralizuar deri tani ka vajtur në 34.
Ndërsa gjatë operacioneve të ndërmarra kundër terrorizmit në zonat përreth rajonit Çukurca janë neutralizuar 262 terroristë, ndërsa në rajonin Hakkari 382.
Gjithashtu bëhet e ditur se njësitë e brigadës komando dhe malore të rajonit Hakkari gjatë operacionit të kryer në zonën Uzundere të rajonit Çukurca, kanë gjetur një shpellë-tunel që përdorej nga anëtarët e organizatës terroriste me qëllim për tu fshehur dhe për të kaluar në anën tjetër drejt malit Güven.