Anıl Kuru,Ahmet Akbıyık
06 Shkurt 2017•Përditësim: 06 Shkurt 2017
KONYA (AA) – Gjatë dy aksidenteve rrugore zinxhir në Konya janë lënduar së paku 38 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Në aksidente u përfshinë më shumë se 40 automjete, ndër të cilët një autobus urban.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të mjegullës së dendur dhe ngricave në rrugë.
Personat e lënduar janë shtruar në spital, ndërsa disa prej tyre janë në rrezik për jetën.
Ekipet policore kryejnë hetimet në vendngjarje, ndërsa kjo pjesë e rrugës është mbyllur për komunikacion.