Ali Murat Alhas
31 mars 2021•Përditësim: 01 prill 2021
Një terrorist i kërkuar i DEASH-it u arrestua në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, njoftuan burimet e sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Terroristi, i identifikuar me inicialet B.A., ishte i kërkuar në kategorinë e kuqe dhe u kap ndërsa ishte duke përdorur letra të rreme identifikimi, thanë burimet, të cilët kërkuan të mbeten anonim për shkak të kufizimeve për t'u prononcuar për media.
Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in grup terrorist.
Vendi është sulmuar nga grupi terrorist shumë herë, me mbi 300 persona të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur në të paktën 10 sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura.
Si përgjigje, Turqia nisi operacione anti-terroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.