Gözde Bayar
12 janar 2021•Përditësim: 12 janar 2021
Forcat turke të sigurisë arrestuan 77 persona në gjithë vendin nën dyshimet për lidhje me organizatën terroriste FETO, grupi i cili qëndron pas grusht të shtetit të mposhtur të vitit 2016, njoftuan burimet e sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Prokurorët në kryeqytetin Ankara lëshuan urdhra arresti për 13 të dyshuar, duke përfshirë nëntë pjesëtarë aktivë të personelit, një anëtar të lartë dhe tre rreshterë të shkarkuar.
Të dyshuarit akuzohen për komunikim përmes telefonit me lidhjet e dyshuara për komunikim me "shërbimet e fshehta" të grupit terrorist në Komandën e Forcave Tokësore të Turqisë.
Njësitë e policisë së antiterrorit deri më tani kanë arrestuar dhjeté të dyshuar.
Gjithashtu në Ankara, u lëshuan urdhra arrestimi për 17 të dyshuar të tjerë për lidhje të dyshuara me anëtarë të lartë të FETO-s dhe për përdorimin e aplikacionit të koduar në telefonat e mençur të grupit terrorist ByLock, tha një burim sigurie.
Ekipet policore kanë arrestuar 15 nga të dyshuarit dhe vazhdojnë kërkimet për të dyshuarit e mbetur.
Përveç kësaj, në total 52 të dyshuar u arrestuan në operacionet e njëkohshme me bazë në Stamboll nëpër 33 provinca të Turqisë, tha një burim sigurie.
Prokurorët në Stamboll lëshuan urdhër arresti për 118 pjesëtarë të Komandës së Forcave Tokësore të Turqisë, duke përfshirë dhjetë ushtarakë aktivë, tha burimi, i cili kërkoi të ngelet anonim.
Ata u akuzuan për komunikim përmes telefonit me anëtarë të tjerë të FETO-s. Kërkimet për 53 të dyshuar të arratisur janë në zhvillim e sipër, ndërsa 13 prej tyre u raportuan se janë jashtë vendit.
Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan grushtin e shtetit të mposhtur të 15 korrikut 2016, në të cilin ranë 251 dëshmorë dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.
FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.