Turqia

Turqi, arrestohen 7 terroristë të dyshuar të DEASH-it

Shtetasit e huaj nga Siria dhe Iraku akuzohen se kanë vepruar për grupin terrorist

Ömer Yıldız  | 13.04.2021 - Përdıtësım : 13.04.2021
Turqi, arrestohen 7 terroristë të dyshuar të DEASH-it ( Ömer Yıldız - Anadolu Agency )

Adana

Të paktën shtatë të dyshuar si pjesëtarë të DEASH-it u arrestuan në një operacion kundër terrorizmit në Turqinë jugore, bëri të ditur një burim sigurie, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipet e policisë së antiterrorizmit në provincën Adana nisën operacionet për arrestimin e të dyshuarve të huaj, shtetas irakianë dhe sirianë të akuzuar se kanë vepruar në vendet e tyre për grupin terrorist, tha burimi me kusht anonimiteti.

Që të shtatë të dyshuarit u arrestuan gjatë bastisjeve në adresat e tyre.

Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in grup terrorist.

Vendi është sulmuar nga grupi terrorist shumë herë, me mbi 300 njerëz të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur në të paktën 10 sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura.

Si përgjigje, Turqia nisi operacione antiterroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın