Jeyhun Aliyev
11 Dhjetor 2020•Përditësim: 11 Dhjetor 2020
Të paktën 29 persona u arrestuan në të gjithë Turqinë nën dyshimet për lidhje me Organizatën Terroriste FETO, grupi që qëndron pas grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016, tha sot një burim sigurie, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e policisë provinciale, në koordinim me prokurorët publik në kryeqytetin Ankara, filluan operacione të njëkohshme në 10 provinca për të kapur në total 33 të dyshuar të përfshirë në strukturat e fshehta të FETO-s në Ministrinë e Drejtësisë.
Në hetim u zbulua se të dyshuarit, 19 prej të cilëve janë në detyrë aktive dhe 14 prej të cilëve u pushuan nga puna, ishin në kontakt me anëtarët e lartë të FETO-s. Policia është në kërkim të 4 të dyshuarve të mbetur.
FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gülen orkestruan grushtin e shtetit të mposhtur të 15 korrikut 2016, në të cilin ranë 251 dëshmorë dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.
Ankaraja akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.
Që nga përpjekja e grusht shtetit, dhjetëra mijëra të dyshuar të FETO-s janë arrestuar, përfshirë shumë në forcat e armatosura, polici, sistemin gjyqësor dhe sektorin e arsimit.