Halil Demir
09 Mars 2018•Përditësim: 10 Mars 2018
STAMBOLL (AA) – Së paku 21 persona janë arrestuar sot në mëngjes në Stamboll nën dyshimin se kanë lidhje me organizatën terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Në bazë të informacioneve të inteligjencës, ekipe të Departamentit për luftë kundër terrorizmit filluan aksion me qëllim të kapjen së personave të dyshuar se kanë përgatitur dhe zbatuar aktivitete në emër të organizatës terroriste DEASH.
Në të njëjtën kohë, janë kryer bastisje në 15 adresa në 12 lagje dhe janë privuar nga liria 21 persona, ku bëhet fjalë për shtetas të huaj.
Me rastin e bastisjeve është konfiskuar sasi e madhe e dokumenteve dhe materialit digjital.
Organizata terroriste DEASH gjatë viteve të fundit ka kryer më shumë sulme terroriste në Turqi në të cilat së paku 300 persona e kanë humbur jetën.
Forcat turke të sigurisë zhvillojnë luftë të gjerë kundër DEASH-it, por edhe organizatave tjera terroriste, si PKK dhe FETO.