Turqia

Turqi, arrestohen 17 terroristë të dyshuar të DEASH-it

Si pjesë e hetimit, një operacion filloi njëkohësisht në katër provinca: Diyarbakır, Bursa, Muğla dhe Malatya, ndërsa qëllimi i operacionit ishte të kapen 19 të dyshuar pasi ishin lëshuar urdhër-arreste për ta

Aziz Aslan  | 15.06.2021 - Përdıtësım : 15.06.2021
Turqi, arrestohen 17 terroristë të dyshuar të DEASH-it

Diyarbakir

Të paktën 17 të dyshuar u kapën në një operacion anti-terrorist të zhvilluar kundër DEASH-it në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Prokurorët në provincën juglindore Diyarbakır filluan një hetim ndaj të dyshuarve për lidhje me grupin terrorist, thonë burimet e sigurisë në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për t'u prononcuar për mediat.

Si pjesë e hetimit, një operacion filloi njëkohësisht në katër provinca: Diyarbakır, Bursa, Muğla dhe Malatya. Qëllimi i operacionit ishte të kapen 19 të dyshuar pasi ishin lëshuar urdhër-arreste për ta.

Prej tyre, 17 u arrestuan dhe operacioni po vazhdon për të kapur të dyshuarit e mbetur, tha burimi.

Gjatë kontrolleve të kryera në shtëpitë dhe vendet e punës të të dyshuarve, u sekuestrua një armë zjarri e zbrazur si dhe një numër i madh i materialeve dixhitale dhe librave të tërhequr nga tregu.

Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in organizatë terroriste.

Vendi është sulmuar nga grupi terrorist shumë herë, me më shumë se 300 persona të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur në të paktën 10 sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura.

Si përgjigje, Turqia nisi operacione anti-terroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın