Fahri Aksüt
23 Korrik 2020•Përditësim: 23 Korrik 2020
Policia turke sot në një operacion antidrogë në juglindje të vendit arrestoi 14 të dyshuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtoria provinciale e sigurisë tha se ekipe të policisë kundër narkotikëve kryen bastisje në Gaziantep.
Si rezultat u sekuestrua 80 gram drogë e paligjshme, 3 pistoleta pa leje, gjashtë armë gjahu dhe para të gatshme.
Policia vazhdon hetimet e mëtutjeshme.