Jeyhun Aliyev
19 Shtator 2020•Përditësim: 20 Shtator 2020
Tre terroristë të tjerë të PKK-së u janë dorëzuar forcave turke të sigurisë në provincat juglindore të vendit, njoftoi sot Ministria e Brendshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Policia dhe xhandarmëria në koordinim me ministrinë punuan për të bindur terroristët të dorëzohen në provincat Mardin dhe Sirnak, tha ministria në Twitter.
Ministria theksoi se terroristët u bashkuan me organizatën terroriste në vitet 2014 dhe 2015.
Gjithsej 157 terroristë u janë dorëzuar forcave turke në vitin 2020 përmes këtyre përpjekjeve të bindjes, tha ministria.
Turqia kohën e fundit nisi një operacion anti-terrorist në rajon që synon eliminimin e grupit terrorist separatist nga vendi dhe neutralizimin e të gjithë terroristëve që strehohen në rajon.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e radhitur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.