Handan Kazancı
06 Tetor 2023•Përditësim: 06 Tetor 2023
Policia turke ka arrestuar 92 persona të dyshuar për lidhje me grupin terrorist DEASH gjatë operacioneve antiterror në 26 provinca, njoftoi sot ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, transmeton Anadolu.
Operacionet u kryen njëkohësisht në 26 provinca nga ekipet antiterror të policisë turke, tha Yerlikaya në X.
"Ne nuk do t'i lëmë organizatat terroriste dhe bashkëpunëtorët e tyre të marrin frymë. Dua që kombi ynë i dashur ta dijë se: Lufta jonë do të vazhdojë me vendosmëri dhe përkushtim derisa terroristi i fundit të neutralizohet", shtoi ai.
Türkiye në vitin 2013 u bë një nga vendet e para që e shpalli DEASH-in organizatë terroriste.
Vendi që atëherë është sulmuar nga grupi terrorist disa herë, me mbi 300 njerëz të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur në të paktën 10 sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura. Si kundërpërgjigje, Türkiye nisi operacione anti-terror brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.