Bota

Franca kërkon që pjesëtarët e DEASH-it nga Evropa të ndiqen penalisht në Irak

Le Drian tha se së shpejti do të vizitojë Irakun për të biseduar për këtë temë

Paris  | 16.10.2019 - Përdıtësım : 16.10.2019
Franca kërkon që pjesëtarët e DEASH-it nga Evropa të ndiqen penalisht në Irak

Pari
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, deklaroi se është e nevojshme që në Irak të formohet një gjykatë ndërkombëtare ku do të ndiqeshin penalisht pjesëtarët e DEASH-it nga Evropa. Le Drian tha se së shpejti do të vizitojë Irakun për të biseduar për këtë temë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Le Drian gjatë intervistës së tij për televizionin BFM deklaroi se prioritet i vendit të tij është lufta kundër organizatës terroriste DEASH.

Duke folur për operacionin “Burimi i Paqes”, të ndërmarrë nga Turqia në veri të Sirisë, qëllimi i të cilit është eliminimi i elementeve terroriste dhe sigurimi i kufirit turk, si dhe pengimi i formimit të një korridori terrorist, Le Drian konsideron se ky operacion mund të shkaktojë paraqitjen e serishme të elementeve të DEASH-it

Siç tha ai, me daljen e serishme në skenë të terroristëve të DEASH, “paraqitet edhe mundësia e re dhe rreziku prej sulmeve terroriste në Evropë”.

"Me kurdët (YPG/PKK) jemi në komunikim të vazhdueshëm, ashtu sikur edhe sot. Në Irak do të bisedoj me ta", ka thënë Le Drian.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.