Turqia

Terroristët sulmojnë një makinë ushtarake në Turqinë lindore

Pesë ushtarë në makinë u plagosën pas një sulmi me raketa të terroristëve

Fahri Aksüt  | 20.10.2019 - Përdıtësım : 21.10.2019
Terroristët sulmojnë një makinë ushtarake në Turqinë lindore

Ağrı

Organizata terroriste PKK hapi zjarr ndaj ushtarëve gjatë një patrullimi në rrethin Doğubeyazıt në provincën Ağrı të Turqisë lindore, duke plagosur pesë prej tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve të sigurisë, terroristët e PKK-së sulmuan me raketa një automjet të blinduar të ushtrisë turke gjatë patrullimit të tij përgjatë kufirit me Iranin.

Ushtarët e plagosur u dërguan menjëherë në spitalet shtetërore në Doğubeyazıt dhe Iğdır.

Pas sulmit, në rajon u dërguan trupa përforëcuese për të kryer një operacion kundër terroristëve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın