Aysu Biçer
10 Mars 2022•Përditësim: 11 Mars 2022
Papunësia në Turqi ka arritur në 11.4 për qind në janar, bëri të ditur sot Instituti i Statistikave të Turqisë (TurkStat), transmeton Anadolu Agency (AA).
"Shifra është 10.3 për qind për meshkujt dhe 13.6 për qind për femrat", tha TurkStat në një deklaratë.
Numri i të papunëve të moshës 15 vjeç e më lart u rrit me 21 mijë nga muaji në muaj në janar në 3.8 milionë.
Shkalla e punësimit ishte 46.5 për qind me një rënie prej 0.2 pikë përqindjeje ndërsa shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore shënoi 52.6 për qind me një rënie prej 0.1 pikë përqindjeje.
Rreth 33.8 milionë njerëz përbënin fuqinë punëtore në janar, 22 mijë persona më pak nga muaji i kaluar.
Shkalla e papunësisë tek të rinjtë në grupmoshën 15-24 vjeç ishte 21.6 për qind, pa asnjë ndryshim në krahasim me muajin e kaluar, thuhet në raport.