Murat Paksoy,Göksel Ulutabak
02 Dhjetor 2016•Përditësim: 02 Dhjetor 2016
STAMBOLL (AA) - Si pasojë e shpërthimit të një cisterne të lëndëve djegëse në rajonin Büyükçekmece të Stambollit gjatë momentit kur po kryheshin punime saldimi njoftohet se ka humbur jetën 1 person dhe janë plagosur 2 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra mësohet se shpërthimi ka ndodhur në zonën industriale Tecimen në rrugën Içel gjatë momentit kur po kryheshin punime saldimi në një cisternë të lëndëve djegëse.
Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën 1 person dhe janë plagosur 2 të tjerë të cilët janë dërguar në spitalin shtetëror Beylikdüzü nga ekipet e shëndetësisë.
Njësitë e policisë po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit.