Turqia

"Për herë të parë, numri i terroristëve bie në 197 në Turqi"

Ministri i Brendshëm tha se Turqia ka arritur një pikë të rëndësishme në përpjekjet kundër terrorizmit

Hakan Mehmet Şahin  | 19.09.2021 - Përdıtësım : 20.09.2021
"Për herë të parë, numri i terroristëve bie në 197 në Turqi"

Edirne

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, tha se për herë të parë numri i terroristëve ka rënë në nën 200 në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një tubim të të rinjve në rrethin Keşan të provincës veriperëndimore Edirne, Soylu tha: "Që nga sonte, numri i terroristëve në Turqi për herë të parë ka rënë në nën 200, më saktë 197".

Duke theksuar se Turqia është një vend paqësor, ministri vuri në dukje gjithashtu se përpjekjet e vendit në luftën kundër terrorizmit kanë arritur një pikë të rëndësishme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın