Uğur İslamoğlu
21 Nëntor 2015•Përditësim: 22 Nëntor 2015
STAMBOLL (AA) - Para Konsullatës së Përgjithshme të Federatës ruse në Stamboll janë mbajtur protesta për shkak të sulmeve tokësore në fshatrat turkmene në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Një grup i anëtarëve të vatrave nacionaliste të Stambollit u mblodhën në bulevardin Istiklal në rajonin Taksim duke brohoritur me pankarta marshuan drejt Konsullatës së Përgjithshme të Federatës ruse në Stamboll.
Grupi pasi është ndaluar në afërsi të ndërtesës së Konsullatës nga policia e cila kishte marrë masat e sigurisë fillimisht kanë lexuar vargje nga Kur-ani, kanë mbajtur qëndrim nderi për turkmenët që kanë humbur jetën në konfliktet në Siri dhe më pas kanë kënduar himnin.