Dilara Hamit
08 Qershor 2020•Përditësim: 09 Qershor 2020
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Donald Trump, ku kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet rajonale dhe situatën në Libi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtoria e komunikimeve pranë presidencës turke njoftoi se në bisedën telefonike, Erdoğan i ka treguar Trumpit për shqetësimet e tij në lidhje me atë se forcat që qëndrojnë pas dhunës dhe plaçkitjeve gjatë protestave të fundit në SHBA, po bashkëpunojnë me YPG/PKK-në terroriste.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.
Në kumtesë gjithashtu tuhet se liderët janë pajtuar për të vazhduar bashkëpunimin e afërt për të promovuar paqen dhe stabilitetin në Libi.
Që nga rrëzimi i ish-liderit libian Muammar Gaddafi në vitin 2011, në Libi janë shfaqur dy qeveri, një në lindje të Libisë e mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, me të cilën është i lidhur edhe gjenerali Haftar, ndërsa një tjetër në Tripoli, e cila gëzon njohjen ndërkombëtare të OKB-së.
Libia është përfshirë nga lufta civile që nga rrëzimi i ish-udhëheqësit të ndjerë Muammar Gaddafi në vitin 2011.
Qeveria e re e Libisë u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje të udhëhequr nga OKB-ja, por përpjekjet për një zgjidhje politike afatgjate kanë dështuar për shkak të ofensivës ushtarake nga forcat e Haftarit.
Turqia ka mbështetur për një kohë të gjatë qeverinë e Libisë, ushtria e së cilës kohët e fundit ka korrur fitore të konsiderueshme kundër forcave të Haftarit.