Presidenti turk diskuton çështjet rajonale dhe globale me kancelarin austriak
Erdoğan ka thënë se mundësia për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës nuk duhet të shpërdorohet dhe se dërgimi i ndihmës urgjente humanitare në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur është me rëndësi të madhe.

Stamboll
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale, me kancelarin austriak Christian Stocker në telefon të enjten, transmeton Anadolu.
Sipas një noftimi nga Drejtoria turke e Komunikimeve, Erdoğan ka thënë se mundësia për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës nuk duhet të shpërdorohet dhe se dërgimi i ndihmës urgjente humanitare në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur është me rëndësi të madhe.
Ai ka thënë se Turqia vazhdon përpjekjet e saj për të siguruar stabilitetin në Siri dhe se rritja e mirëqenies sociale dhe ekonomike është e rëndësishme për të lehtësuar kthimin e refugjatëve sirianë në atdheun e tyre.
Turqia dhe Austria, ka thënë Erdoğan, duhet të shfrytëzojnë në mënyrë efektive potencialin në fushat e tregtisë dhe investimeve dhe do të vazhdojnë të ndërmarrin hapa për të rritur bashkëpunimin.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.