Turqia

Presidenti Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me princin saudit

Gjatë bisedës u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Arabisë Saudite si dhe çështjet rajonale dhe globale

Merve Yıldızalp  | 06.06.2025 - Përdıtësım : 06.06.2025
Presidenti Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me princin saudit

Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, transmeton Anadolu.

Në një postim në llogarinë e mediave sociale të Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës thuhet se gjatë bisedës u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Arabisë Saudite si dhe çështjet rajonale dhe globale.

Erdoğan deklaroi se Turqia vazhdon të mbështesë Palestinën në çdo fushë dhe se vendimi i Perëndimit për të hequr sanksionet ndaj Sirisë është i kënaqshëm.

Presidenti turk përgëzoi Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Salman për organizimin e suksesshëm të Haxhit dhe gjithashtu i uroi atij Kurban Bajramin.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.