Berk Özkan
17 Tetor 2020•Përditësim: 18 Tetor 2020
STAMBOLL (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan vizitoi dhe zhvilloi inspektime në anijen e shpimit "Fatih", raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan u nis drejt qytetit Zonguldak me një helikopter së bashku me zv.presidentin Fuat Oktay, ministrin e Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, kreun e Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun dhe zëdhënësin e Presidencës, İbrahim Kalın.
Në mbërritjen e tij Erdoğan u prit nga ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dönmez, zv.ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, drejtori i përgjithshëm i TPAO, Han Bilgin dhe drejtori i përgjithshëm i BOTAŞ, Burhan Özcan.
Pas informimit presidenti Erdoğan pritet të bëjë një deklaratë për media.