Mümin Altaş
24 mars 2022•Përditësim: 24 mars 2022
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, udhëtoi për në Bruksel për të marrë pjesë në samitin e liderëve të NATO-s më 23-24 mars, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan shoqërohet nga një delegacion i nivelit të lartë, duke përfshirë ministrin e Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu, ministrin e Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar, Drejtorin e Komunikimeve të Presidencës Fahrettin Altun dhe zëdhënësin presidencial İbrahim Kalın.
Presidenti turk pritet të zhvillojë takime me liderët e disa vendeve anëtare të NATO-s në margjinat e samitit.
Samiti, me një fokus të veçantë në luftën Rusi-Ukrainë, do të shqyrtojë hapat që do të ndërmarrë aleanca për të forcuar mbrojtjen dhe parandalimin e saj.
Gjatë samitit, liderët do të diskutojnë gjithashtu hapat dhe vendimet për të formësuar të ardhmen e NATO-s përpara samitit të Madridit që do të mbahet në qershor për të miratuar Konceptin e ri Strategjik.