Zeynep Rakipoğlu,Sefa Mutlu
07 Gusht 2022•Përditësim: 08 Gusht 2022
Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan kreu një testim duke drejtuar prototipin më të fundit të automjetit turk TOGG në Luginën e Informatikës Gebze (Gebze Bilişim Vadisi), transmeton Anadolu Agency (AA).
Pas "Ceremonisë së Çmimeve për ata që i ofrojnë vlera Qendrës së Industrisë dhe Teknologjisë në Kocaeli" në Luginën e Informatikës në Gebze, presidenti Erdoğan kreu testimin duke drejtuar automjetin TOGG të Türkiye-s për të cilin vazhdojnë proceset e provës dhe testimeve.
Në një postim nga llogaria e tij në median sociale, lidhur me testimin Erdoğan tha: "Në rrugët e atdheut tonë parajsë...Vendas dhe kombëtar...".
Në postim gjithashtu përfshihen edhe fotografi të Erdoğan-it të shkrepura gjatë testimit.