Özcan Yıldırım
27 Shtator 2017•Përditësim: 27 Shtator 2017
ANKARA (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ditën e nesërme do të zhvillojë një takim në rezidencën presidenciale në Ankara me Presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar nga qendra për shtyp e Presidencës së Turqisë theksohet se Putin do të zhvillojë një vizitë në Turqi si i ftuar i Presidentit Erdoğan.
Në kuadër të vizitës theksohet se Erdoğan dhe Putin do të zhvillojnë një takim në rezidencën presidenciale në Ankara.
Në takim krahas marrëdhënieve dypalëshe Turqi-Rusi, parashikohet që dy liderët të shkëmbejnë pikëpamjet për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, kryesisht për Sirinë dhe Irakun.