Zafer Fatih Beyaz
02 Korrik 2020•Përditësim: 02 Korrik 2020
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka mbërritur në kryeqytetin e Katarit, Doha, për vizitën e tij të parë jashtë vendit pas pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan në ish-aeroportin ndërkombëtar të Doha-s e priti ministri i Mbrojtjes i Katarit, Halid bin Mohammad al-Attiyah, si dhe zyrtarët turq dhe të Katarit.
Presidenti turk shoqërohet nga ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, drejtori i Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kalın dhe kreu i Agjencisë së Inteligjencës Kombëtare, Hakan Fidan.
Erdoğan do të takohet me Emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani, ku pritet të trajtohen marrëdhëniet bilaterale miqësore dhe vëllazërore me të gjitha dimensionet.
Liderët gjithashtu pritet të shkëmbejnë mendime rreth çështjeve rajonale dhe ndërkombëtare.