İlhan Toprak
12 Janar 2017•Përditësim: 12 Janar 2017
ANKARA (AA) - Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë Vladimir Putin, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet presidenciale bëhet e ditur se në bisedën telefonike mes dy presidentëve janë diskutuar marrëdhëniet dy palëshë dhe çështja e Sirisë.
Dy liderët të cilët kanë biseduar për përhapjen e armëpushimit në të gjithë vendin në Siri, në kuadër për gjetjen e një zgjidhjeje politike ndaj problemtiakës kanë shkëmbyer edhe pikëpamjet edhe rreth procesit të bisedimeve në Astana.
Ndër të tjera në bisedën ku presidentët Erdoğan dhe Putin kanë vënë në dukje vendosmërinë në çështjen për normalizimin e marrëdhënieve të dy vendeve, theksohet se dy liderët kanë cekur edhe takimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Rusi i cili është planifikuar të mbahet në muajin mars në Rusi.