Sertaç Bulur
07 Janar 2019•Përditësim: 07 Janar 2019
ANKARA (AA) - Forcat policore turke dhe greke në një aksion të përbashkët konfiskuan sasi të mëdha të narkotikëve në portin e Pireut, raporton Anadolu Agency (AA).
Një zyrtar anonim policor për AA tha se aksioni është organizuar në bazë të të dhënave të inteligjencës të mbledhura nga pala turke.
Duke marrë informacione për transferimin e sasive të mëdha të narkotikëve në kontejnerë nga Siria, pjesëtarët e forcave të policisë turke dhe greke kryen aksion të suksesshëm në portin grek të Pireut.
Droga e konfiskuar ka qenë e fshehur në kontejnerë në mesin e pllakave të bakrit.
I njëjti burim për AA tha se hetimi i rastit dhe kërkimi i autorëve është ende në vazhdim.