Sinan Uslu
04 Tetor 2016•Përditësim: 04 Tetor 2016
ANKARA (AA) - Forcat e koalicionit në kuadër të ofensivës “Mburoja e Eufratit” në veri të Sirisë, kryen nëntë sulme ajrore në të cilat janë neutralizuar 12 pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).
Janë shkatërruar edhe dy objekte në të cilat janë fshehur pjesëtarët e organizatës së lartpërmendur terroriste dhe një qendër për menaxhim.
Në kuadër të ofensivës së njëjtë të forcave të armatosura turke janë shkatërruar, mes tjerash, shtatë objektiva lëvizëse, katër automjete të ngarkuara me armë dhe strehimore të përkohshme të DAESH-it.
Ofensiva po zbatohet tashmë 42 ditë.