Ahmet Kaplan
12 Maj 2023•Përditësim: 16 Maj 2023
AHMET KAPLAN
Nënat e Diyarbakır-it, të cilat me shpresë të ribashkohen me fëmijët e tyre të rrëmbyer nga PKK-ja, vazhdojnë protestën e tyre të pritjes para ndërtesës së Partisë Demokratike të Popujve (HDP) duke pritur lajme të mira nga fëmijët e tyre në Ditën e Nënës.
Protesta e nënave, të cilat e mbajnë përgjegjës HDP-në për rrëmbimin e fëmijëve të tyre në mal, vazhdon tashmë 1.348 ditë të cilën që nga 3 shtatori i vitit 2019.

Numri i familjeve që vazhdojnë të qëndrojnë pranë selisë së HDP-së në qytetin e Diyarbakır-it u rrit në 358 pas ardhjes së familjeve nga mbarë Türkiye. Falë protestës së zhvilluar me shumë solidaritet dhe vendosmëri, 40 familje u bashkuan me fëmijët e tyre.
Nënat tjera që vazhdojnë demonstratën e tyre dëshirojnë të ribashkohen me fëmijët e tyre në Ditën e Nënës.
"Kanë marrë bijtë tanë nga dora"
Aydan Arslan, e cila qëndron ulur si pjesë e demonstratës për vajzën e saj Aysun-in, në një deklaratë për Anadolu tha se dëshira e vetme e saj është të ribashkohet me bijën e saj.

Ajo tha se vajza e saj ka qenë vetëm 16 vjeç kur është rrëmbyer në mal, duke shtuar se, "Kanë marrë edhe fëmijë të moshës 9 vjeç. I duam fëmijët tanë nga HDP-ja. Kanë marrë bijtë tanë nga dora. Do të ndihemi sërish nëna në ditën kur të kthehen bijtë tanë. Dita e Nënës për mua është kur do të ribashkohem me vajzën time".
Arslan shtoi se do të vazhdojnë përpjekjen e tyre, duke vazhduar të qëndrojnë ulur me qëndrueshmëri derisa të kthehen fëmijët e tyre.
Gevez Erdinç, tha se ka ardhur për djalin e saj Mikailin, i cili sipas saj është mashtruar dhe është dërguar në mal përderisa ka studiuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Marmarasë.
"HDP-ja nuk ka të drejtë të na pikëllojë kaq shumë. Na e vodhën gëzimin e jetës, jetën tonë. Për herë të fundit djali im erdhi tek unë me një lule për Ditën e Nënës. Inshallah në një ditë të tillë të bekuar vjen sërish me lule", tha ajo, duke shtuar se që 8 vjet ndjen mall për fëmijën e saj.
Ajo gjithashtu i bëri thirrje djalit të saj që t'i dorëzohet forcave të sigurisë.
"Ditën kur do të vijë djali im do të jetë e festa e Ditës së Nënës"
Ndërkaq, Mevlüde Üçdağ, theksoi se vazhdon përpjekjen për djalin e saj, Ramazanin.
"Ditën kur do të vijë djali im do të jem sikur sërish kam ardhur në botë, do të jetë festa e Ditës së Nënës, do të gëzohem. Për sa kohë që djali im nuk është këtu, nuk do të na shuhet as loti në sy dhe as zjarri brenda nesh. Dita kur do ribashkohem me evladin tim ajo ditë do të jetë bajram për mua, Dita e Nënës. Biri im, nuk dua ta festoj Ditën e Nënës pa ty", tha Üçdağ.
Sariye Tokay, gjithashtu në pritje të birit të saj, tha se që 12 vjet se ka parë djalin e saj.
"Le të na japë më bijtë tanë HDP-ja. Kur do që të më vijë djali, atë ditë do ta përjetoj Ditën e Nënës. Sepse jam e ndarë nga evlati im, kam mall për të", tha Tokay, duke i bërë thirrje të birit që të "dorëzohet".