Ali Ballı
05 Mars 2017•Përditësim: 06 Mars 2017
MUGLA (AA) – Në qytetin turk Bodrum, që gjendet në jugperëndim të vendit, në mënyrë tradicionale u mbajt Festivali i luftës me deve, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të festivalit kanë "luftuar" 130 deve prej disa viseve të Turqisë. Luftimet e deveve të dekoruara janë ndjekur nga më shumë se pesë mijë njerëz.
Fundi ishte interesant si për publikun ashtu edhe për pronarët e deveve. Në festival mori pjesë edhe deveja e prefektit Mehmet Kocadon.
Kocadon para luftimeve prezantoi devenë e tij para publikut. Devenë me emrin ”Ummetoglu” e prezantoi edhe 10 vjeçari Suleyman Ege Kahraman.
Djaloshi dhe deveja e tij, e cila doli fituese me duartrokitje braktisi fushë betejën. Kahraman për AA tha se shumë e do dhe e vlerëson devenë.