Esra Kaymak
23 Dhjetor 2016•Përditësim: 24 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) – Në rajonin sirian Al-Bab janë neutralizuar 22 terroristë të DEASH-it, në kuadër të ofensivës "Mburoja e Eufratit", njoftuan të premten forcat e armatosura turke, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas Shtabit të përgjithshëm turk, në goditjet e aviacionit u qëlluan dhe u shkatërruan 51 pozicione të DEASH-it, 37 objekte, duke përfshirë edhe ato që i kanë përdorur si venqëndrim, fortifikata për qëllime mbrojtëse si dhe tre depo të armëve dhe një qendër logjistike në qytet.
Ushtria turke është duke i mbështetur luftëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) në përpjekjet e tyre për çlirimin e Al-Bab-it nga DEASH-i. Të premten shënohet dita e 122-të nga rrethimi i qytetit Al-Báb.
Ky operacion është pjesë e një ofensive të gjerë të quajtur "Mburoja e Eufratit", e cila ka filluar në fund të gushtit, e cila për qëllimi ka përmirësimin e sigurisë, të mbështesë forcat e koalicionit dhe të eliminon kërcënimin terrorist përgjatë kufirit të Turqisë me Sirinë.
Operacionet i udhëheqin luftëtarët e ULS-së me mbështetjen e artilerisë dhe aviacionit turk.
Që nga fillimi i operacionit "Mburoja e Eufratit", skuadrat turke për shkatërrimin e mjeteve shpërthyese kanë çaktivizuar 2.208 mjete shpërthyese artizanale dhe 42 mina në zonat e pastruara nga DEASH-i.