Zehra Nur Düz
25 Gusht 2019•Përditësim: 25 Gusht 2019
Avionët luftarakë turq neutralizuan 9 terroristë të PKK-së gjatë një operacioni antiterrorist në veri të Irakut, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Sulmet ajrore u kryen në rajonin Haftanin në veri të Irakut në koordinim me operacionin në vazhdim 'Kthetra 3'", thuhet në deklaratën e ministrisë, duke shtuar se operacioni vazhdon me sukses.
Më tej shtohet se operacioni gjithashtu ka shkatërruar pozicionet e armëve dhe strehimoret e përdorura nga terroristët e PKK-së.
Autoritetet turke shpesh përdorin termin "të neutralizuar" në deklarata për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.
Forcat turke të sigurisë filluan të premten operacionin "Kthetra 3" në rajonin Sinat-Haftanin në veri të Irakut, thuhej të shtunën në deklaratën e Ministrisë turke të Mbrojtjes Kombëtare.
Operacioni u nis me qëllim të arritjes së sigurisë kufitare, neutralizimit të terroristëve, shkatërrimit të shpellave dhe strehimoreve në Sinat-Haftanin në veri të Irakut.
Më 27 maj, Turqia filloi operacionin "Kthetra" kundër PKK në rajonin Hakurk në veri të Irakut. Ofensiva në vazhdim ka neutralizuar dhjetëra terroristë deri më tani.
Terroristët e PKK-së shpesh përdorin veriun e Irakut si bazë për të planifikuar sulme ndërkufitare terroriste në Turqi.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.